TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Janar 2026, 21:23

Elon Musk nxjerr nga ‘terri’ iranianët, ‘Starlink’ ofron internet falas në Iran

Shkruar nga Pamfleti

Elon Musk nxjerr nga ‘terri’ iranianët, ‘Starlink’

SpaceX, kompania e Elon Musk, ka filluar të ofrojë shërbimin e saj satelitor Starlink falas për qytetarët në Iran, sipas raportimeve të fundit. Bloomberg News njofton se tarifa e abonimit është hequr, duke mundësuar që përdoruesit e pajisjeve Starlink të lidhen me internetin pa pagesë.

Ky veprim vjen ndërsa ndërprerja e internetit në Iran ka zgjatur tashmë pesë ditë, duke izoluar shumicën e qytetarëve nga komunikimi me botën e jashtme.

Megjithatë, disa iranianë kanë mundur të bëjnë telefonata jashtë vendit për herë të parë pas disa ditësh, ndërsa publiku i gjerë vazhdon të jetë i kufizuar nga kjo bllokadë.

Ofrimi i Starlink falas mund të sigurojë një dritare të rëndësishme për akses në informacion dhe komunikim ndërkombëtar, veçanërisht në një kohë kur vendi përballet me trazira dhe protesta masive. Ndërkohë që nga ana tjetër regjimi është përpjekur që të bllokojë edhe internetin e Starlinkut, ndërkohë që Muska është shprehur se po punon me ekipin e tij për të tejkaluar bllokadën e Iranit.

space x internet musk irani

Lini një Përgjigje