TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shtator 2025, 21:02

Ekzekutimi me snajper i Charlie Kirk, ish-agjenti i FBI-së zbulon detajet teknike të ekzekutimit!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi me snajper i Charlie Kirk, ish-agjenti i FBI-së zbulon detajet

Zyrtarët thanë se personi i armatosur që vrau Charlie Kirk hapi zjarr nga distancë prej 180 metrash largësi. Por goditja e një objektivi nga ajo distancë nuk është veçanërisht e vështirë, tha ish-agjenti i antiterrorizmit i FBI-së, Tim Clemente.

“Nuk është ndonjë goditje spektakolare. Në fakt, unë po stërvisja snajperë (të mërkurën në mëngjes), deri në kohën kur ndodhi kjo ngjarje, dhe ata qëllonin rregullisht nga 450-550 metra. Pra, 180 metra nuk janë një distancë e tmerrshme. Por duhet të dish si ta synosh dhe ta kontrollosh tërheqjen e këmbëzës. Dhe kjo është pothuajse e gjitha që duhet në 200 jardë për të bërë një goditje efektive si kjo”, tha Clemente.

Ekzekutimi me snajper i Charlie Kirk, ish-agjenti i FBI-së zbulon detajet

Autoritetet nuk kanë identifikuar një të dyshuar, por kanë zbuluar një mori detajesh rreth autorit të ngjarjes dhe lëvizjeve të tij.

Pamjet filmike tregojnë një formë të errët, ndoshta një person të shtrirë, në të njëjtën çati të Qendrës Losee të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Një tjetër video tregonte dikë duke vrapuar menjëherë pas të shtënave dhe ku u pa kaseta e vendit të krimit pasi Kirk u qëllua me armë zjarri.

Lini një Përgjigje