TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2026, 17:46

“Sulme të tmerrshme terroriste”, Emiratet thirrje Irakut: Ndaloni agresionin

Shkruar nga Pamfleti
“Sulme të tmerrshme terroriste”, Emiratet thirrje Irakut:
Fotografi e uzinës Barakah gjatë ndërtimit

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përsëritur akuzat ndaj Irakut pas sulmit me dron ndaj centralit bërthamor Barakah, duke e cilësuar ngjarjen një “sulm terrorist” dhe duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga Bagdadi.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve deklaroi se droni që shkaktoi zjarr në centralin bërthamor të dielën ishte lëshuar nga territori irakian, ku operojnë grupe të armatosura të mbështetura nga Irani.

Në një reagim të ri, Ministria e Jashtme e Emirateve “riafirmoi dënimin e fortë dhe refuzimin kategorik të sulmeve të urryera terroriste” që sipas saj janë nisur nga Iraku.

“Ministria nënvizoi rëndësinë e angazhimit të qeverisë irakiane për të ndaluar menjëherë dhe pa kushte të gjitha aktet e agresionit të nisura nga territori i saj”, thuhet në deklaratë.

Tensionet janë shtuar më tej pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e cilësoi incidentin në Emiratet e Bashkuara Arabe si një “sulm të dyshuar me flamur të rremë”, duke hedhur dyshime mbi versionin e paraqitur nga Abu Dhabi.

Ngjarja ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon, mes akuzave të ndërsjella dhe frikës për destabilizim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

emiratet e bashkuara arabe akuza irak sulme

Lini një Përgjigje