Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është në të njëjtën linjë me Benjamin Netanyahun në lidhje me luftën kundër Iranit.
Trump u pyet për marrëdhënien e tij me kryeministrin izraelit pasi Channel 12 i Izraelit raportoi se dyshja pati një “telefonatë të gjatë dhe dramatike” gjatë natës pa dhënë më shumë detaje. Ai theksoi më tej se nuk ka asnjë lloj problemi me kryeministri izraelit dhe se ky i fundit do të bënte gjithçka që ai do t’i kërkonte,
"Ai do të bëjë çfarëdo që dua unë. Ai është një njeri shumë, shumë i mirë", u tha presidenti amerikan gazetarëve në një bazë ajrore në Maryland pranë Uashingtonit.
Më tej, Netanyahu bëri shaka për një kandidim të mundshëm të tij për kryeministër në Izrael.
"Tani jam 99% i bindur në Izrael. Mund të kandidoj për kryeministër. Ndaj, ndoshta pasi ta bëj këtë, do të shkoj në Izrael dhe do të kandidoj për kryeministër. Pata një sondazh këtë mëngjes", tha Trump.
Ditën e djeshëm Trump përsëriti pretendimet se lufta do të përfundojë "shumë shpejt", pasi tha se anuloi një sulm të ri, i cili do t'i kishte dhënë fund armëpushimit. Sot, presidenti deklaroi se "nuk kishte asnjë nxitim" në lidhje me një marrëveshje.
"Do të na duhej të hapnim Ngushticën [e Hormuzit], ajo do të hapej menjëherë. Kështu që do t'i japim një shans", tha ai.
Lini një Përgjigje