
Izraeli sjellje çnjerëzore ndaj aktivistëve...
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, publikoi një video tronditëse ku shfaqet duke ironizuar aktivistët e flotiljes për Gazën, të cilët u ndaluan në det dhe u dërguan në portin e Ashdodit.
Në pamje, dhjetëra aktivistë ndërkombëtarë shihen të gjunjëzuar në tokë, me duart e lidhura. Videoja nis me një prej tyre që thërret “Palestina e lirë”, përpara se policët ta tërheqin zvarrë për ta larguar nga ministri gjatë vizitës së tij në objekt.
Ben-Gvir shfaqet duke ngritur një flamur të madh izraelit dhe duke thënë në hebraisht: “Mirë se erdhët në Izrael, ne jemi zotët këtu”. Ai i drejtohet edhe kryeministrit Benjamin Netanyahu: “I them kryeministrit: na i dorëzoni për një kohë të gjatë, t’i fusim në burgjet e terroristëve”.
Në një tjetër pjesë të videos, aktivistët shihen në kuvertën e një anijeje, ndërsa dëgjohet himni kombëtar i Izraelit. Në pamje të tjera, ministri debaton me një burrë dhe komenton “kështu duhet bërë”, teksa shfaqet një person tjetër i lidhur.
ככה אנחנו מקבלים את תומכי הטרור
— איתמר בן גביר (@itamarbengvir) May 20, 2026
Welcome to Israel ???????? pic.twitter.com/7Hf8cAg7fC
Aktivistët po mbahen në portin e Ashdodit, pasi Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se misioni i flotiljes së fundit, që synonte të thyente bllokadën detare të Gazës, “ka përfunduar” dhe pjesëmarrësit janë transferuar në Izrael.
Në bord ndodheshin mbi 400 aktivistë nga 45 vende, mes tyre edhe motra e presidentes irlandeze Catherine Connolly. Izraeli e ka cilësuar misionin e flotiljes si “veprim propagandistik në mbështetje të Hamasit”.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, e kritikoi ashpër Ben-Gvirin për publikimin e pamjeve. “I ke shkaktuar me vetëdije dëm vendit me këtë sjellje të turpshme, dhe jo për herë të parë. Ti nuk je fytyra e Izraelit”, tha Saar.
Ai përmendi edhe pasojat ndërkombëtare të publikimit, duke thënë se Ben-Gvir kishte dëmtuar “përpjekjet e mëdha, profesionale dhe të suksesshme” të shumë personave, nga ushtarët e IDF-së deri te punonjësit e Ministrisë së Jashtme dhe të tjerë.
Reagim i ashpër nga Roma
Qeveria italiane reagoi menjëherë pas publikimit të videos. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani e cilësuan “të papranueshëm” trajtimin ndaj aktivistëve dhe akuzuan Izraelin për shpërfillje të kërkesave zyrtare të Romës.
Ministria e Jashtme italiane njoftoi se ka thirrur ambasadorin izraelit për të kërkuar “sqarime formale” mbi ngjarjen.
Tajani deklaroi se deputeti i lëvizjes “5 Yjet”, Dario Carotenuto, dhe gazetari Alessandro Mantovani pritet të kthehen në Itali brenda mbrëmjes.
Edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kritikoi ashpër Ben-Gvirin. “Ne krenohemi me faktin se i kemi trajtuar gjithmonë me respekt qytetarët izraelitë dhe nuk kemi zakon të arrestojmë njerëz në ujëra ndërkombëtare, por t’i ndihmojmë kur kanë nevojë”, deklaroi ai.
Përplasje politike në Itali
Pamjet kanë shkaktuar reagime të forta edhe në politikën italiane. Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, i quajti “imazhe tronditëse” dhe foli për “krime kundër dinjitetit njerëzor”, ndërsa kërkoi sanksione ndaj qeverisë Netanyahu dhe ministrave ekstremistë.
Lëvizja “5 Yjet” dënoi “trajtime poshtëruese” ndaj aktivistëve, ndërsa Angelo Bonelli e krahasoi qeverinë izraelite me “piratët”. Lideri i Azione, Carlo Calenda, kërkoi “sanksione shumë të ashpra” ndaj Ben-Gvirit.
Nga krahu i mazhorancës italiane pati tone më të kujdesshme. Nënkryetarja e Senatit, Licia Ronzulli, deklaroi se “nuk ndihmohen palestinezët me operacione të tilla”, por kërkoi mbrojtje për qytetarët italianë të përfshirë.
Mire ua kane bere ketyre "perparimtareve" te medhenj. Keta te kujdesen per problemet e jetes ne vendet ku jetojne e jo na u bekan internacionaliste fitimtare. Keta jane nenshtetas te huaj e nuk kane te drejte te bejne protesta e sherre ne nje vend tjeter. Pse nuk shkojne atje tu dalin krah palestinezeve arabet e te tjere. E urrej Izraelin si shumica e njerezimit per poshtersite e krimet barbare nga Palestines por ashtu si shtepia ka tjegulla edhe qeveria ka rregulla.
Ja qe bota ka dhe idiote padobishëm. Ujërat ndërkombëtare nuk janë tjegululla shtëpiake o Tooony
Vampiret IZRAELIT po ngopen me gjakun jo vetem te Palestinezeve,por edhe te Libanezeve.Deri tashti i’a kane dale te vrasin,te pushtojne,te MASHTROJNE mbare njerezimin per gjoja KOLOKAUSTIN…I shpikur nga ata.Nuk kemi pare gje akoma! Shushunjat izraelite do te zaptojne komplet Lindjen e Mesme,dhe pak me vone vete Europen,sic kane bere ne SHBA. Hahaha…Antisemitizem..hahaha… Antisemitizem=Antigjakpirizem!!! Popull i mazllkuar nga vete Krishti,te pabese e imoral,hajdut-mashtrues,vrases femijesh.