CENTCOM deklaron se operacioni ishte përgjigje ndaj veprimeve iraniane dhe synonte mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se gjatë fundjavës zhvilloi sulme të reja, të cilat i cilësoi si “mbrojtëse”, kundër objektivave ushtarake iraniane në qytetin Goruk dhe në ishullin Qeshm, në Gjirin Persik.
Në një postim në platformën X, CENTCOM deklaroi se operacionet u kryen si përgjigje ndaj “veprimeve agresive të Iranit”, përfshirë rrëzimin e një droni amerikan MQ-1, i cili sipas autoriteteve amerikane po fluturonte mbi ujëra ndërkombëtare.
Sipas të njëjtit njoftim, forcat amerikane shkatërruan sisteme të mbrojtjes ajrore, një stacion kontrolli tokësor dhe dy dronë sulmues njëkahësh (one-way attack drones), të cilët, sipas vlerësimit të SHBA-së, përbënin kërcënim të drejtpërdrejtë për anijet që lëvizin në rajon.
Operacioni i fundit zhvillohet ndërsa vazhdojnë negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për zgjatjen e armëpushimit dhe rikthimin e sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Lini një Përgjigje