TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2023, 21:15

Dyshime për sulm terrorist në pikëkalimin Kanada-SHBA, raportohet për dy të vdekur; Otava mbyll kufijtë me Uashingtonin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dyshime për sulm terrorist në pikëkalimin Kanada-SHBA, raportohet

Një automjet ka shpërthyer në një urë midis SHBA-së dhe Kanadasë në Ujëvarat e Niagarës. Shpërthimi ka shkaktuar kaos përgjatë kufirit, me të katër kalimet tokësore midis SHBA dhe Kanadasë, të cilat janë mbyllur teksa autoritetet po hetojnë shkaqet.

Mediat e huaja raportojnë se dy personat vdiqën brenda automjetit që shpërtheu pranë ujëvarës së Niagarës. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se sulmi është terrorist, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.

 

Autoritetet thonë se shpërthimi erdhi nga një makinë, e cila po përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja. Ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falënderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

“Meqenëse kjo situatë është e zhvillim, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment,” tha FBI në një deklaratë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, gjithashtu konfirmoi se kishte pasur një incident dhe tha se ajo ishte informuar nga forcat e zbatimit të ligjit.

“Agjencitë shtetërore janë në vend dhe të gatshme për të ndihmuar,” postoi ajo në “X”.

kanada shba sulm terrorist

Lini një Përgjigje