TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2023, 19:51

“Netanyahu lideri më i keq në histori”, ish-kryeministri izraelit thirrje popullit për të rrëzuar qeverinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Netanyahu lideri më i keq në histori”, ish-kryeministri

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, duke folur për luftën që po zhvillohet në Gaza, fajësoi kryeministrin aktual, Benjamin Netanyahu për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij, Netanyahu duhet të largohet nga posti i kryeministrit sa më parë, teksa shtoi se izraelitët duhet të përdorin armëpushimin për të hedhur poshtë regjimin e tij.

Në një intervistë për median britanike “Sky News”, ai deklaroi se Netanyahu është lideri më i keq në historinë e popullit hebre.

"Ai duhet të shkojë sot. Ai duhet të shkojë këtë minutë. Ai duhet të përjashtohet çdo minutë. Ai është një rrezik real për stabilitetin, për solidaritetin e shoqërisë izraelite. Unë me të vërtetë mendoj se Netanyahu... është lideri më i keq në historinë e popullit hebre”, tha Olmert.

netanyahu

Lini një Përgjigje