
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka paralajmëruar një luftë të gjatë në Ukrainë dhe i ka kërkuar vendeve të BE-së të mësohen me praninë e luftës në rajon.
“Perëndimi duhet të rregullojë politikën e tij me shpresën se konflikti në Ukrainë mund të vazhdojë për një periudhë të pacaktuar kohe. Ne duhet të përgatitemi se operacioni special ushtarak rus mund të zgjasë për një kohë të gjatë,” tha kancelari gjerman Scholz duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai tha ndër të tjera se Gjermania ka nisur të përshtatë politikat e saj duke pasur parasysh dhe efektet e luftës. Scholz shtoi se Berlini do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën, për aq kohë sa ti duhet, teksa përjashtoi mundësin e përfshirjes së NATO-s në konflikt.
“Kjo është ajo për të cilën ne po përgatitemi dhe kjo është ajo ku po orientojmë politikën tonë. Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës për aq kohë sa duhet. Megjithatë, është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt”, tha Scholz.
Më 14 qershor, qeveria gjermane ka miratuar Strategjinë e parë të Sigurisë Kombëtare të vendit, e cila ruan parimet dhe masat kryesore për t’iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme të jashtme ndaj shtetit në vitet e ardhshme
Lini një Përgjigje