TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Dhjetor 2024, 20:59

"Dua të shmang polemikat", kreu i FBI-së jep dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë detyrën

Shkruar nga Pamfleti

"Dua të shmang polemikat", kreu i FBI-së jep dorëheqjen

Kreu i FBI-së, Chris Wray, pritet të japë dorëheqjen përpara se presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar 2025.

Ai ka njoftuar se ka vendosur të japë dorëheqjen para muajit janar. Sipas Wrap qëllimi është të qëndrojë i fokusuar në misionin e tij. Drejtori i FBI shprehet se kjo është mënyra më e mirë për të shmangur polemikat dhe për të forcuar vlerat dhe parimet e punës së tij.

“Kam vendosur që gjëja e duhur është të shërbejë deri në janar dhe më pas të largohem. Qëllimi im është të qëndroj i fokusuar në misionin tim dhe të bëj punën time të nevojshme në emër të popullit amerikan. Sipas mendimit tim, kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të shmangur tërheqjen e FBI-së në polemika duke forcuar vlerat dhe parimet që janë kaq të rëndësishme për mënyrën se si ne e bëjmë punën tonë”, deklaroi Chris Wray.

Polemikat me Trump

Donald Trump tha se do të emërojë Cash Patel për postin e drejtorit të FBI-së. Në intervistën e tij të parë televizive që nga fitorja e zgjedhjeve në SHBA, Donald Trump tha se nuk është i lumtur me Wray pasi FBI-ja e tij në detyrë bastisi rezidencën e tij në Mar-A-Lago në 2022 për të marrë dokumente të klasifikuara. Dokumentet gjithashtu e nxorën Trumpin para gjyqit në vitin 2023.

Wray, një republikan, u emërua nga Trump në vitin 2017 pasi presidenti i atëhershëm shkarkoi James Comey nga posti i drejtorit të FBI-së. Sipas protokollit, mandati i Ray do të përfundonte në 2027.

Lini një Përgjigje