TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2025, 12:41

“Do të ndikojë në tregun global”/ Tarifat e Trump për Meksikën, Kinën dhe Kanadanë, Japonia reagon e shqetësuar

Shkruar nga Pamfleti

“Do të ndikojë në tregun global”/ Tarifat e Trump

Vendosja e tarifave nga SHBA për produktet e Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, ka sjellë shqetësim jo vetëm për vendet në fjalë.

Japonia ka deklaruar se është thellësisht e shqetësuar për ndikimin që do të kenë tarifat e vendosura ndaj Meksikës, Kandasë dhe Kinës, në të gjithë tregun global.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar se si këto tarifa mund të ndikojnë në tregun global,” tha ministri japonez i financave gjatë një konference për shtyp.

Ministri japonez I financave theksoi gjithashtu nevojën për të “shqyrtuar tërësisht” ndikimin e mundshëm të njoftimeve të Trump në tregun e aksioneve, duke vënë në dukje se Japonia do të marrë “masat e duhura”.

Trump njoftoi dje se po vendos tarifa 25% për produktet nga Kanadaja dhe Meksika të importuara në SHBA, ndërsa rrit tarifat tashmë ekzistuese për produktet kineze me 10%. Të tre vendet kanë marrë tashmë ose janë gati të marrin kundërmasa.

Ndërsa Trump ka kërcënuar edhe Evropën me një vendosje të mundshme tarifash.

Lini një Përgjigje