TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2025, 22:28

Diplomati më i lartë i Iranit mbërrin në Rusi për t’u konsultuar me Putinin, çfarë po “gatuajnë” Moska dhe Teherani?

Shkruar nga Pamfleti

Diplomati më i lartë i Iranit mbërrin në Rusi për

Diplomati më i lartë i Iranit, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti në Moskë të dielën për t'u konsultuar me presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore kryesore, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit.

Një lëvizje kjo që mund të shqetësojë SHBA-në, pas deklaratave të Medvedev se disa kombe janë të gatshme t'i japin Iranit një koka bërthamore. 

Ndërkohë që më parë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se dënon fuqimisht sulmet amerikane, duke i quajtur ato një vendim të papërgjegjshëm që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, pavarësisht se Moska ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare në luftën e saj të vazhdueshme dhe të paprovokuar në Ukrainë.

“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për shtimin e përpjekjeve për të krijuar kushte për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike”, tha ministria, duke paralajmëruar se sulmet amerikane nënkuptojnë se një raund i rrezikshëm përshkallëzimi ka filluar, i cili rrezikon të dëmtojë më tej sigurinë në rajon.

Kujtojmë se Rusia dhe Irani nënshkruan një “marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti” në janar, duke çimentuar aleancën e tyre të ngushtë strategjike, megjithëse marrëveshja nuk i kërkoi të dy vendeve të dilnin në mbrojtje të njëra-tjetrës nëse njëri sulmohej.

Lini një Përgjigje