TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2025, 21:27

OKB dënon sulmet e SHBA-së në Iran: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet

Shkruar nga Pamfleti

OKB dënon sulmet e SHBA-së në Iran: Paqja nuk mund të

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur për një takim urgjent në Nju Jork. Takimi u thirr nga Irani pasi SHBA-të iu bashkuan konfliktit Izrael-Iran mbrëmë duke nisur sulme në tre centrale bërthamore iraniane.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së mori fjalën i pari në Nju Jork, duke i quajtur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në trazirë.

Anotnio Guterres tha se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme, teksa theksoi se rrezikohet të hyet në një cikët të gjatë shkatërrimi dhe hakëmarrje. 

"Njerëzit e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi, megjithatë tani rrezikojmë të biem në një gropë hakmarrjeje pas hakmarrjeje. Kombet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin çdo përpjekje drejt një zgjidhjeje paqësore. Por paqja nuk mund të imponohet. Ajo duhet të zgjidhet", tha Gutterres.

Lini një Përgjigje