TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2023, 10:48

Dështoi në luftën ndaj korrupsionit, presidenti bullgar shkarkon kryeprokurorin

Shkruar nga Pamfleti

Dështoi në luftën ndaj korrupsionit, presidenti bullgar shkarkon

Ivan Geshev, Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë, është shkarkuar ditën e sotme nga Presidenti Rumen Radev, në gjysmën e mandatit të shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshevi ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit.

Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshevit tri ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas disa muaj intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij.

52-vjeçari Geshev, u emërua për një mandat shtatëvjeçar në vitin 2019 me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur punën e të gjithë prokurorëve.

Por, emërimi i tij nxiti reagime të ashpra nga njerëzit që e akuzuan për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krerëve të mafias, të cilët nuk dolën kurrë para drejtësisë.

Në shkurt të këtij viti SHBA dhe Britania sanksionuan disa shtetas bullgarë për korrupsion në atë që disa ekspertë e interpretuan si zhgënjim në rritje në Uashington dhe Londër, dështimin e Geshevit për t'i goditur njerëzit e fuqishëm të përfshirë në korrupsion.

Geshevi fillimisht gëzonte mbështetjen e SJC-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha emërimet në gjyqësor, por mbështetja e këshillit u zhduk pasi më 15 maj Geshev pasi iu referua ligjvënësve si "plehra politike" në një konferencë shtypi.

Votimi i SJC-së u bë pasi Qeveria e re e koalicionit në Bullgari e kishte bërë prioritet largimin e Geshevit.

Sipas Transparency International, Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian.

Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev kritikoi ashpër vendimin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij.

Lini një Përgjigje