TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2023, 10:23

Mbytja e anijes në Greqi, Guterres: Të krijojmë një politikë efektive për të parandaluar tragjedi të tilla

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e anijes në Greqi, Guterres: Të krijojmë një

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë thirrje Europës që të bashkohet për të krijuar një politikë efektive për emigracionin në mënyrë që të parandalojë lëvizjet e kundërligjshme.

Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë pas tragjedisë së ndodhur në brigjet greke, ku një anije me 400 emigrantë u mbyt dhe të paktën 79 persona humbën jetën.

Mediat greke bëjnë me dije se ka shkuar në 9 numri i trafikantëve të arrestuar të përfshirë në këtë tragjedi.

“Jemi në kontakt me autoritetet greke, por le të jemi të sinqertë. Ky nuk është një problem grek. Është evropian. Mendoj se është koha që Evropa në solidaritet, të përcaktojë një politikë efektive emigracioni në mënyrë që një aksident i tillë të mos përsëritet”, ka thënë Guterres.

guterres mbytje anije greqi

Lini një Përgjigje