
Ministri i Jashtëm dhe njëherësh zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar, ka reaguar pas dështimit të bisedimeve të paqes, duke theksuar se vendi i tij do të vijojë përpjekjet për të lehtësuar dialogun mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë publike, Dar u shpreh optimist për vazhdimin e angazhimit nga të dyja palët, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje konstruktive për stabilitetin rajonal.
Ishaq Dar tha që uron që të dyja palët të vazhdojnë me frymën pozitive për të arritur paqe.
“Shpresojmë që të dyja palët të vazhdojnë me frymën pozitive për të arritur paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm për të gjithë rajonin dhe më gjerë.”, tha ai.
Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e ruajtjes së armëpushimit dhe vijimit të dialogut diplomatik.
“Është e domosdoshme që palët të vazhdojnë të mbështesin angazhimin e tyre për armëpushim.
Pakistani ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e tij për të lehtësuar angazhimin dhe dialogun midis Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditët në vijim.”, deklaroi ai.
Në fund, zyrtari i lartë pakistanez shprehu mirënjohje për vlerësimin e rolit të vendit të tij në procesin ndërmjetësues.
“Në emër të Pakistanit, do të doja të shpreh mirënjohjen për të dyja palët për vlerësimin e përpjekjeve të Pakistanit për të ndihmuar në arritjen e armëpushimit dhe rolin e tij ndërmjetësues.”, përfundoi zyrtari iranian.
Lini një Përgjigje