TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 18:15

Delegacioni iranian kthehet nga Katari, çfarë u diskutua me SHBA-në në Doha?

Shkruar nga Pamfleti
Delegacioni iranian kthehet nga Katari, çfarë u diskutua me
Mohammad Bagher Ghalibaf

Mohammad Bagher Ghalibaf, kreu i Parlamentit iranian dhe njëherësh drejtues i delegacionit negociator të Iranit, është rikthyer ditën e sotme nga Katari në Teheran. Lajmi është raportuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB përmes kanalit të tij në Telegram.

Delegacioni iranian mbërriti një ditë më parë në Doha, në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësimit për arritjen e një marrëveshjeje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Pjesë e ekipit negociator ishin edhe ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati.

Sipas analistëve, prania e kreut të Bankës Qendrore në delegacion shihet si tregues se në qendër të diskutimeve kanë qenë edhe asetet e ngrira iraniane, të cilat Teherani kërkon t’i rikuperojë si pjesë të çdo marrëveshjeje të mundshme me Uashingtonin.

“Ekipi negociator iranian mbërriti dje në Doha si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit që synojnë arritjen e një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Iranit. Prania e kreut të Bankës Qendrore sinjalizoi se bisedimet u përqendruan edhe në asetet e ngrira iraniane, të cilat Teherani dëshiron t’i shohë të lirohen si pjesë e çdo marrëveshjeje me Uashingtonin", shprehen analistët.

mohammad bagher ghalibaf katar doha

Lini një Përgjigje