TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2024, 07:42

Delegacioni i Hamasit sot në Kajro për një marrëveshje armëpushimi, Egjipti fton Izraelin në tryezë

Shkruar nga Pamfleti

Delegacioni i Hamasit sot në Kajro për një marrëveshje

Një delegacion i Hamasit do të jetë sot në Kajro, ku do të diskutohet mbi propozimin e armëpushimit si edhe lirimin e pengjeve.

Delegacioni do të diskutojë një propozim armëpushimi të dorëzuar nga Hamasi tek ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti.

Delegacioni i Hamasit, kryesohet nga udhëheqësi më i lartë, Khalil al-Hayya, ndërsa një zyrtar i tha AFP se grupi palestinez nuk kishte "asnjë problem të madh" për një armëpushim në Gaza: "Atmosfera është pozitive, nëse nuk jemi pengesa të reja izraelite".

Egjipti gjithashtu fton Izraelin të marrë pjesë në diskutimet për të diskutuar kushtet për armëpushimin. Ende nuk ka detajembi këtë propozim të Hamasit, por Reuters raporton se Hamasi pritet t'i përgjigjet propozimit të fundit të armëpushimit me faza të Izraelit në Gaza të dorëzuar të shtunën.

Plani përfshin një marrëveshje për të pranuar lirimin e më pak se 40 pengjeve në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite dhe në një fazë të dytë të një armëpushimi që përfshin një "periudhë qetësie të qëndrueshme", përgjigje kompromisi e Izraelit ndaj një kërkese të Hamasit për armëpushim të përhershëm.

Pas fazës së parë, Izraeli do të lejojë lëvizjen e lirë midis Gazës jugore dhe veriore dhe një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite nga Gaza.

Lini një Përgjigje