
63% e pjesëmarrësve në sondazhin e CNN thonë se demokratja ishte më mirë në debat se republikani Trump. Ajo dha çdo përgjigje dhe e goditi Trump aty ku i dhemb më shumë.
Kamala Harris udhëhoqi debatin kundër Donald Trump për pothuajse 1 orë e 45 minuta të përballjes së tyre të parë live.
Zëvendëspresidentja ishte përgatitur gjerësisht për debatin e tyre, dhe thuajse çdo përgjigje e saj zemëroi ish-presidentin.
The Great Debate begins with the most awkward handshake in modern political history. pic.twitter.com/rzuttNuyPf
— Conservative Brief (@ConservBrief) September 11, 2024
Ajo i tha Trumpit se liderët botërorë po qeshnin me të dhe udhëheqësit ushtarakë e quajtën atë një "turp". Ajo e quajti Trumpin "të dobët" dhe "të gabuar". Ajo tha se Trump u pushua nga 81 milionë votues – numri që votoi për Presidentin Joe Biden në vitin 2020.
Duke iu kthyer çështjes së Ukrainës, ajo tha se ka një marrëdhënie të fortë me presidentin e Ukrainës.
“Aleatët tanë të NATO-s janë aq mirënjohës që ti nuk je më president. Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës,” thotë ajo.
Ajo thotë se Putini “është një diktator që do të të hajë për drekë” Trump.
Trump më pas e quan Harrisin “zëvendëspresidentin më të keq në histori” dhe pretendon se ajo nuk arriti të parandalonte luftën duke negociuar midis Ukrainës dhe Rusisë përpara pushtimit.Ai gjithashtu nuk pranoi të deklaronte nëse e donte fitoren e Ukrainës apo jo.
BREAKING: Kamala Harris just delivered a knockout punch with her closing statement. Retweet to make sure all Americans see Kamala’s forward looking vision for America. pic.twitter.com/mOlfM1tdFI
— Kamala’s Wins (@harris_wins) September 11, 2024
Trump shpesh ishte jashtë kontrollit. Ai këmbënguli me zë të lartë dhe në mënyrë të përsëritur se një mori e tërë gënjeshtrash ishin të vërteta. Ish-presidenti përsëriti gënjeshtra dhe mashtrime të përhapura në zgjedhjet e vitit 2020.
Polemika të forta mes tyre pati mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.
Nënpresidentja 59-vjeçare e kritikoi synimin e Trump “për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla”.
“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. “Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra”, vijoi ajo.
78-vjeçari Trump, që pak muaj më parë i shpëtoi një atentati, kritikoi zonjën Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve.
Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga "azilet e të çmendurve" po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
“Inflacioni ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët", tha Trump.
Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën mes Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe agresionin rus në Ukrainë, por askush nuk ofroi zgjidhje konfliktesh në këtë pikë delikate debati.
Por Harris akuzoi republikanin Trump se ishte i gatshëm të “tërhiqte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën për të fituar favorin e Presidentit rus Vladimir Putin”, duke e quajtur zotin Trump një "turp", ndërsa zoti Trump pretendoi se zonja Harris "urren" Izraelin, një pohim që ajo e hodhi poshtë.
Nuk munguan sulmet personale, nga “racist” tek “marksiste”
Trump ka shtuar sulmet personale javët e fundit nda Harris, që kur shpalli kandidaturën për presidente, duke përfshirë fyerje raciste dhe seksiste. Në nisje ai shmangu fyerjet gjatë debatit, por u bë gjithnjë e më i zëmëruar nga kritikat e zonjës Harris.
Trump u pyet nga moderatorët për një nga ato sulme, kur ai tha në një konferencë me gazetarë afrikano-amerikanë në korrik se zonja Harris së fundmi ishte "bërë një person me ngjyrë".
"Nuk më intereson aspak kjo çështje. Çfarëdo që ajo dëshiron të jetë është në rregull me mua", tha ai.
Por Harris, e njohur për prejardhjen e saj me ngjyrë dhe aziatike u përgjigj:
"Unë mendoj se është një tragjedi që ne kemi dikë që dëshiron të jetë president, i cili vazhdimisht gjatë karrierës së tij është përpjekur të përdorë racën për të përçarë popullin amerikan".
Ajo kritikoi Trump edhe për shpalljen fajtor nga një juri për fshehjen e pagesave për një aktore e filmave pornografikë, si dhe paditë e tij të tjera dhe një gjyq civil për sulm seksual.
Por Trump hodhi poshtë këto akuza dhe sërish akuzoi zonjën Harris dhe demokratët se kanë orkestruar të gjitha paditë ndaj tij pa prova.
Ish Presidenti Trump gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të rremë se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden, ishin manipuluar dhe e quajti zonjën Harris një "marksiste" dhe pohoi në mënyrë të rreme se emigrantët kanë shkaktuar një rritje të madhe të krimit të dhunshëm në vend.
Si përshtypje e parë, e përgjithshme e duelit televiziv të kandidatëve për presidencën e SHBA-së, Kamala Harris mundi Donald Trump. Ajo e befasoi në të gjitha nivelet dhe në çdo fushë përballjeje – edhe në lajmet e rreme që nuk ngurroi t’i lëshonte kundër tij, sidomos në fushën e ekonomisë.
Kjo konfirmohet edhe nga një sondazh i paraqitur nga CNN menjëherë pas përfundimit të debatit , ku 63% e votuesve të regjistruar që ndoqën debatin thanë se Harris ia doli më mirë se Trump, ndërsa 37% e pjesëmarrësve thanë të kundërtën. Përpara debatit të njëjtët votues u ndanë 50%-50% se cili nga dy kandidatët do të bënte më mirë.
Siç vë në dukje CNN, ky është një ndryshim i klimës pasi në qershor në debatin Trump-Biden, 67% kishin gjykuar si fitues ish-presidentin republikan të SHBA-së.
Trump walked into a scrum of reporters after the debate and said, "I really don't really know. I just say the truth. All I do is say the truth and I lose votes or gain votes, I don't care."
— Methrindal (@Methrindal) September 11, 2024
And that's why he's getting my vote.#Trump #HarrisTrumpDebate2024 pic.twitter.com/QgyHfBYty0
Elementi i debatit që ishte një ndryshim i dukshëm nga e kaluara dhe që tashmë zemëroi Donald Trumpin paraprakisht , ishte zgjedhja novatore e rrjetit televiziv ABC për të paraqitur argumentet e të dy kandidatëve në një test verifikimi të drejtpërdrejtë.
Gjithsesi, në përgjithësi Kamala Harris u shfaq më dinamike, më e gjallë, dukshëm më e përgatitur, por mbi të gjitha tregoi se erdhi në debat tërësisht e vendosur për të sulmuar e para, jo për të mbrojtur veten duke ia lëshuar Trumpit as iniciativën më të vogël të lëvizjes. Kamala Harris hyri në rrjetin e televizionit ABC me qëllim që të luftonte Trumpin me çdo mjet të nevojshëm, madje duke luajtur pis , duke përdorur pa asnjë shqetësim apo frenim edhe armët e tij të ekzagjerimit dhe teorive konspirative, karakterizime personale, etj./ Pamfleti
Lini një Përgjigje