
Hillary Clinton ka treguar se ajo do të përpiqet ta nervozojë Trumpin, pasi nëse e prek atë për çështje për të cilat ai ndihet i ekspozuar, ai rrezikon që të bëjë deklarata të papranueshme ndaj një gruaje.
Kamala Harris do të përpiqet ta nervozojë Trumpin për ta nxitur atë të bëjë deklarata skandaloze. Ndërkohë kandidati republikan do të fokusohet tek gjithçka që nuk ka bërë zv/presidentja, duke risjellë në kujtesë gjykimet e pakëndshme ndaj saj para momentit të kandidimit.
Sigurisht, debati i sotëm televiziv në ABC, mund të ndryshojë ekuilibrin në garën për presidencën amerikane. Për Kamala Harris, ai do të jetë një lloj testi i rëndësishëm, duke qenë se deri më sot ajo ka dhënë vetëm një interviste, dhe ajo e regjistruar, në një televizion pranë demokratëve.
Tani ajo do të provojë të fundosë Trumpin, duke hedhur në debat një çështje që ka qenë gjithmonë e vështirë për të, atë të së drejtës së abortit. Ndërkohë kundërshtari i saj, do të fokusohet me shumë gjasa më shumë tek improvizimi, duke u përpjekur ta çojë diskutimin në temat e ekonomisë dhe migracioni.
Në çdo rast, do të jetë një betejë deri në votën e fundit, thotë Rita Lofano, drejtoresha e AGI, e cila sipas saj do të luhet me të pavendosurit dhe shtetet e lëkundura. Pavarësisht nga sondazhet, kompanitë e basteve presin që Trump të fitojë, qoftë edhe me një rezultat të ngushtë.
A do të jetë vërtet vendimtar ky debat televiziv? Çfarë lloj krahasimi duhet të presim?
Do të jetë një moment vendimtar i fushatës, një testi i madh për Kamala Harris. Ajo dha një intervistë për Dana Bash të CNN, në një media miqësore, madje duke e regjistruar dhe jo direkt. Në një fushatë elektorale si kjo, të flasësh vetëm për mediat miqësore me ty dhe as drejtpërdrejt, nuk është një shenjë e mirë.
Disa analistë thonë se ajo është një kandidate nën vëzhgim. Ndaj debati do të jetë testi i tij i parë serioz. Mendoj se nëse nuk ka surpriza në tetor, ky debat do të përcaktojë edhe fituesin e zgjedhjeve. Harris vazhdon të mbledhë para nga donatorët dhe të kryesojë në sondazhet kombëtare. Por ajo është barazim në shtetet e lëkundura. Ndaj debati do të jetë vendimtar.
Si po përgatiten kandidatët?
Kamala bën prova në skenë dhe e ka studiuar në detaje fjalimin e saj. Hillary Clinton ka treguar se ajo do të përpiqet ta nervozojë Trumpin, pasi nëse e prek atë për çështje për të cilat ai ndihet i ekspozuar, ai rrezikon që të bëjë deklarata të papranueshme ndaj një gruaje.
Klinton kujton debatin e saj me të në vitin 2016, kur e quajti atë një kukull të Putinit. Trump u përpoq ta frikësonte, duke e parë me përçmim. Në krahasim me atë kohë, ajo e ka humbur pak guximin, por mbetet një komunikuese e aftë. Le të mos harrojmë se çfarë bëri me rastin e sulmit.
Çfarë do të përpiqet të bëjë Trump?
Ai do të mbështetet tek improvizimi, edhe pse kohët e fundit ka qenë disi më i disiplinuar në tubimet e tij. Stafi po përpiqet t’i kujtojë atij të fokusohet në pikat e tij të forta: ekonomia, tendenca e bursës. Por ai nuk e pëlqen Harrisin. Trump e sulmoi dikur Hillary Clintonin por e vlerësonte, ndërsa Harrisin nuk e respekton fare. Dhe në fakt ai bëri një sërë deklaratash të papërshtatshme për të. Ndërkohë forca e Kamalas qëndron tek gratë dhe të drejtat. Edhe reklamat elektorale që sapo kanë dalë fokusohen tek aborti, mbi këtë temë luhet gjithçka.
Pra, pika e dobët e Trump mund të jenë të drejtat, ndërsa e Harris ekonomia?
Unë besoj se Harris do të synojë ta bëjë nxjerrët Trumpin nga binarët, dhe ky i fundit është i vetëdijshëm për këtë. Siç e dini, Trump përballet me një grua shumë më të re se ai dhe simpatike. Dhe kjo ka jo pak rëndësi. Ai do ta sulmojë për atë që ajo nuk bëri: sot ka një entuziazëm të madh për të, por më parë konsiderohej një zëvendëspresidente e dështuar.
Ish-zëvendëspresidenti i republikanit Bush, Dick Cheney, do të votojë pro Harris:A ka një segment të republikanëve që i shmangen direktivave të partisë?
Disa republikanë u shprehën kundër Trump edhe në vitin 2016. Edhe familja Bush tha se nuk do ta mbështeste. Por ai e mbajti kontrollin e partisë pavarësisht hetimeve dhe sulmit ndaj Kongresit. Dhe duhet të pyesim veten përse. Në parti ka shumë të pakënaqur, por ata e dinë se pa Trump nuk shkojnë askund. Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i tij, i cili e kundërshtoi pas zgjedhjeve, është zhdukur nga skena. Dhe kështu ndodhi me të tjerët. Në realitet, Trump ka kontrollin e plotë të Partisë Republikane.
Nga ana tjetër, a rrezikon Harris të mos ketë votat e fraksionit pro-palestinez brenda partisë më saj?
Partia u tubua rreth saj në një mënyrë të habitshme. Gjithçka luhet mbi të pavendosurit, ndaj pyetja që duhet të shtrojmë është: “A do të jetë më efektive Harris, që pretendon se të drejtat e grave janë në rrezik, apo Trump që shpall mbylljen e kufijve dhe bllokimin e hyrjes së emigrantëve?”. Temat madhore janë emigrantët dhe ekonomia nga njëra anë, dhe të drejtat nga ana tjetër.
Një sondazh i fundit nga “Redfield & Wilton Strategies” në bashkëpunim me “The Telegraph”, tregon se Harris do të fitojë në 3 shtete të lëkundura (Pensilvania, Wisconsin, Michigan) dhe Trump në 4 të tjera. Flitet për mbi 130 milionë dollarë të shpenzuara nga Trump në Pensilvani dhe 150 milionë nga Harris. Sa e rëndësishme është sasia e fondeve në këtë pikë të fushatës, dhe pse këtë herë ka një betejë të ashpër për Pensilvaninë sesa për shtetet e tjera?
Pensilvania është një shtet i rëndësishëm. Rëndësia e saj është historike, pasi aty u nënshkrua Kushtetuta. Dhe aty mbahen thuajse gjithmonë takimet e fundit elektorale. Do të jetë një luftë deri në votën e fundit, dhe cilido që do të fitojë nuk mendoj se do të ketë një avantazh të madh. Nëse do të fitojë Harris, që aktualisht është përpara në sondazhe, do të jetë një triumf me pak vota me tepër. Paratë kanë rëndësi nga dy këndvështrime: pa to nuk mund të shkosh askund, aq sa kur donatorët nisin të tërhiqen, kjo do të thotë se gara ka mbaruar. Po ashtu, ata përfaqësojnë një barometër të rëndësishëm: sa më shumë fonde mbledh një kandidat, aq më shumë njerëz vënë bast për të.
Por a janë vërtet sondazhet kaq të pa balancuara për Harris?
Nëse dikush dëshiron që të vërë bast për fitoren e njërit apo tjetrit, Trumpit i jepet përparësi. Është një lojë, por edhe ky është një tregues. Nëse dikush do që të investojë para në të, duhet të përpiqet të jetë më i kujdesshëm.
Pra, nëse shkoj tek një qendër bastesh, në këtë moment kandidati republikan shpallet fitues?
Po, me një diferencë të ngushtë fitues shpallet Trump. Edhe pse Harris është përpara në nivel kombëtar. Beteja luhet me të pavendosurit dhe shtetet e lëkundura.
Ndërkohë duket se Trump ka bërë paqe me gjyqtarët. A po përfiton ai nga pezullimi i gjyqeve ndaj tij?
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që njohu një imunitet të pjesshëm për ish-presidentët, ai vazhdon të ketë fitore. Dënimi në gjyqin mbi lidhjen e tij me Stormy Daniels do të mësohet vetëm pas zgjedhjeve, gjë që nuk është diçka e vogël./ Përshtati "Pamfleti", nga “Il Sussidiario”.
Lini një Përgjigje