TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2025, 07:25

Bursat në kaos, ministrja britanike e Thesarit shpërthen në lot në Parlament (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Bursat në kaos, ministrja britanike e Thesarit shpërthen në lot
Ministrja britanike e Thesarit, Rachel Reeves dhe kryeministri Starmer

Ministrja britanike e Thesarit, Rachel Reeves teksa po fliste kryeministri Keir Stramer në sallën e Westminstrit u pa duke fshirë lotët. Më pas ajo e tronditur u largua nga salla dhe motra e saj Ellie dhe një deputete e ngushëlluan atë duke i mbajtur dorën.

Gjatë pasdites, Downing Street u përpoq të rregullonte gjërat duke thënë se Kancelarja ka “mbështetjen e plotë” të Starmer, por dëmi ishte bërë dhe tregjet nuk treguan shenja qetësimi.

Deputetët laburistë u rebeluan kundër kësaj mase që do të kishte shtyrë qindra mijëra njerëz përsëri në varfëri. Starmer u detyrua ta ‘shkarkonte’ atë në momentin e fundit dhe kancelarja e Thesarit ka shumë mundësi që të detyrohet të thyejë premtimin e saj për të mos rritur taksat.

 

Lini një Përgjigje