Presidenti amerikan dhe ai rus bisedë telefonike për t’i dhënë fund luftës...
Në një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump diskutuan për situatën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet dypalëshe. Biseda u përshkrua nga Kremlini si “pragmatike dhe konkrete”, me të dy liderët “në të njëjtën gjatësi vale”.
Putin theksoi përballë Trump se Rusia nuk tërhiqet nga objektivat e saj në Ukrainë, por është e interesuar për një zgjidhje të negociuar të konfliktit. Ai ritheksoi se eliminimi i “shkaqeve të konfliktit” është parakusht për çdo marrëveshje.
“Moska nuk do të tërhiqet nga objektivat e saj në Ukrainë, por është e interesuar për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, deklaroi Ushakov duke cituar fjalët e Putinit.
Trump nga ana e tij kërkoi një armëpushim të shpejtë, duke theksuar nevojën për një fund sa më të afërt të luftës.
“Presidenti Trump e ngriti sërish çështjen e një armëpushimi të menjëhershëm”, theksoi këshilltari rus.
Putin e informoi Trump edhe për zbatimin e marrëveshjeve humanitare të arritura në Istanbul, si rezultat i raundit të dytë të kontakteve të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në Turqi.
Temë tjetër e rëndësishme ishte Irani, ku Putin nënvizoi se çështjet e Lindjes së Mesme duhet të zgjidhen përmes mjetesh diplomatike dhe politike.
“Çështjet e Lindjes së Mesme duhet të zgjidhen përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, deklaroi Putin, sipas raportimeve të agjencisë ruse TASS.
Putin gjithashtu i uroi Trump Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe propozoi një shkëmbim kulturor në formën e një cikli filmash mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi nga Danimarka se Putin nuk dëshiron paqen, dhe se paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së synon të godasë ekonominë e luftës së Kremlinit. Ajo ftoi vendet anëtare të aktivizojnë mekanizmin “SAFE” për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës.
Lini një Përgjigje