
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Italisë ka përcaktuar rregullat e reja për qarkullimin e skuterëve elektrikë.
Ndërsa në vendin tonë vijon debati për qarkullimin e monopatinave, pas aksidentit me 3 të mitur disa ditë më parë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Sipas mediave italiane, ky vendim e bën "targën" të detyrueshme, e cila nuk lidhet me automjetin, por me drejtuesin e mjetit. Është një etiketë ngjitëse identifikuese, e pa lëvizshme, e prodhuar nga Monedha e Shtetit dhe e shpërndarë nga Motorizimi Civil.
Leja e re do të jetë drejtkëndëshe (5x6 cm), me gjashtë karaktere alfanumerike të zeza në një sfond të bardhë reflektues. Ajo do të aplikohet në pjesën e pasme ose, si alternativë, në pjesën e përparme të skuterit, midis 20 dhe 120 cm nga toka. Në rast mungese, parashikohen gjoba nga 100 deri në 400 euro.
Reforma e Kodit Rrugor i detyron të mbajnë kaskë, pavarësisht moshës dhe të qarkullohet vetëm në rrugët urbane, me një shpejtësi të kufizuar prej 50 km/orë. Gjobat e para u vendosën në muajt e fundit, por dekreti zbatues për targat dhe sigurimin ende mungonte.
Ndryshe nga makinat dhe motoçikletat, targa nuk do të lidhet me automjetin, por me personin që e kërkon atë. Kjo ndodh sepse skuterët nuk janë të regjistruar në Arkivin Kombëtar të Automjeteve dhe nuk kanë numër shasie, me qëllim për të identifikuar ata që shkelin rregullat dhe të sigurohet kompensim në rast aksidentesh.
Masa do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, por ka ende dyshime në lidhje me kohën.
Lini një Përgjigje