TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2025, 16:22

Putin humb gjeneralin besnik, forcat ukrainase vrasin Komandantin e lartë të Marinës Ruse

Shkruar nga Pamfleti

Putin humb gjeneralin besnik, forcat ukrainase vrasin Komandantin e

 

Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Marinës Ruse Mikhail Gudkov, një Gjeneral Major i Gardës dhe ish-komandant i Brigadës së 155 të i Këmbësorisë Detare të Flotës së Paqësorit, u vra në Rajonin Kursk. 

Lajmi u dha nga Guvernatori i Rajonit Primorye Oleg Kozhemyako nëpërmjet Telegramit, ku shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqt e tij.  

"Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe bashkëushtarakëve të Mikhail Gudkov, Nariman Shikhaliyev dhe të gjithë luftëtarëve të tjerë që u vranë në Rajonin Kursk", shkroi në një postim në Telegram guvernatori i rajonit në Lindjen e Largët të Rusisë. 

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi të enjten se gjeneralmajori Gudkov u vra gjatë një misioni luftarak në një zonë kufitare të Rajonit Kursk më 2 korrik. 

Në mars 2025, ai u emërua zëvendëskomandant i përgjithshëm i Marinës Ruse. Presidenti Vladimir Putin njoftoi emërimin e Gudkov në një takim me marinarët e nëndetëses bërthamore Arkhangelsk. Kreu i shtetit më pas e emëroi Gudkovin në krye të të gjithë këmbësorisë detare të Marinës dhe të të gjitha trupave të artilerisë raketore dhe bregdetare. 

Lini një Përgjigje