TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 21:33

“Bullizohej“, dëshmia e studentit që shkoi në shkollë me atentatorin e Trump: Nuk përshtatej me të tjerët

Shkruar nga Pamfleti

“Bullizohej“, dëshmia e studentit që shkoi në

Thomas Matthew Crooks , 20-vjeçari që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu të shtunën mbrëma në Pensilvani, ishte viktimë e bullizimit gjatë kohës së studimeve, sipas asaj që tregoi një ish-studenti.

Jason Kohler, një ish-nxënës në shkollën e mesme Bethel Park, i tha CNN se teksa ai nuk ishte në të njëjtën klasë me Crooks, ai e shihte atë dhe tha se nuk kishte “shprehje fytyre”.

Crooks, tha Kohler, ishte ngacmuar sepse nuk përshtatej me të tjerët në shkollë. “Kisha dëgjuar se ai ishte një djalë i zgjuar”, rikujtoi Kohler, ndërsa shtoi se incidenti ishte i pabesueshëm.

Lini një Përgjigje