TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 19:18

Atentati ndaj Trump, reagon kryeministri sllovak: Një skenar si ‘fotokopje’ e sulmit ndaj meje

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Trump, reagon kryeministri sllovak: Një skenar si

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka reaguar pas atentatit ndaj ish presidentit Donald Trump, duke thënë se sheh shumë ngjashmëri me sulmin ndaj tij rreth dy muaj më parë.

“Një skenar si një fotokopje”, shkroi Fico, i cili u qëllua katër herë teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të kabinetit në Sllovaki.

Fico iu nënshtrua një operacioni dhe u kthye në detyrë javën e kaluar. Ai akuzoi opozitën sllovake për nxitje të urrejtjes kundër tij.

“Nëse autori i sulmit ndaj Donald Trump do të fliste sllovakisht, do të mjaftonte që ai të lexonte gazetat (vendase) Dennik N, Sme ose Aktuality, për të pasur dëshirën për të rregulluar gjërat.

Kundërshtarët politikë të Trumpit po përpiqen t’ia mbyllin gojën dhe kur nuk ia dalin, tërbojnë publikun aq shumë sa një i keq ia rrëmben armën”, tha kryeministri sllovak.

 

trump kryeministri sllovak

Lini një Përgjigje