
Detaje të reja kanë dalë lidhur me autorin që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump. Sipas asaj që raporton Associated Press, arma që dyshohet se është përdorur nga 20-vjeçari për atentatin i përket të atit.
Zyrtarët besojnë se arma e përdorur për të qëlluar ndaj Donald Trump është blerë nga babai i Thomas Crook. Duke folur në kushte anonimiteti, dy oficerë i thanë AP se babai i Crooks kishte blerë një armë të tillë paktën gjashtë muaj më parë.
Ndërkohë shtëpia e familjes së 20-vjeçarit është rrethuar nga policia, ndërsa po ashtu edhe lagjja, teksa bizneset janë mbyllur, ndërkohë ka dyshime se i përfshirë mund të jetë dhe i ati.
Gjatë kontrollit të FBI-së, thuhet se sulmuesi i Donald Trump kishte material shpërthyes brenda makinës dhe banesës së tij. Kujtojmë se FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.
Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Lini një Përgjigje