TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 15:51

Atentati sjell “paqe” mes dy kandidatëve presidencial, Biden telefonon privatisht Trump-in!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati sjell “paqe” mes dy kandidatëve presidencial, Biden

Pasi ish-presidenti Donald Trump u qëllua gjatë një atentati në një miting në Pensilvani, Presidenti Joe Biden u informua për situatën dhe më vonë dënoi dhunën politike.

Më pas të shtunën mbrëma, pas qeëtsimit të situatës, mësohet se Biden ka telefonuar rivalin e tij politik Trump dhe ka folur privatisht me të.

Sipas asaj që raporton CNN, biseda telefonike mes Trump dhe Biden ishte e shkurtër dhe me tone të qeta dhe respekti.

Tensionet mes të dyve kanë qenë të larta dhe arritën kulmin në përballjen e drejtpërdrejtë në debatin presidencial të pak javëve më parë.

Trump dhe Biden kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza në distancë, por në momentin e vështirë për republikanin duket se të dy janë dakordësuar për një “armëpushim” afatshkurtër.

Lini një Përgjigje