TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 14:11

'Prit të marr këpucët '/ Zbardhet biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Luftoni! Përleshje!

Shkruar nga Pamfleti
'Prit të marr këpucët '/ Zbardhet biseda e Trump me
Donald Trump

I veshur me një këmishë të bardhë dhe xhaketë të errët dhe në kokë një kapele me sloganin e fushatës së tij “Make America Great Again” Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat.

Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Trump të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur.

Audioja zbulon sesi u zhvillua skena kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në sigurimin e tij.

Trump ishte në mes të fjalës kur u dëgjuan disa të shtëna. Ai shtrëngon veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë. “Zbrisni, zbritni, zbritni,” thotë njëri.

Më pas dëgjohen disa zëra të agjentëve të Shërbimit Sekret – njëri thotë “lart!” një tjetër “shkallët janë gati, shkallët janë gati”. Trump mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta. Teksa numri i agjentëve shtohet, mbështetësit e Trump në sfond duken të tronditur, ndërsa disa filmojnë me telefonat e tyre.

Më pak se dy minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një makinë të zezë.

Ndërkohë është zbardhur një video e dialogut të tyre.

Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojmë!

Agjenti: A jeni gati?

Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?

Agjenti: Vendi është i pastër

Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.

Trump: Më prit të marr këpucët

Agjenti: Unë po të mbaj

Trump: Prit të marr këpucët e mia

Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak

Agjenti: Kujdes. Prisni.

Trump ngre grushtin duke parë njerëzit

Trump: Luftoni! Përleshje! Përleshje!

Turma brohorit ‘SHBA! SHBA!”.

Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.  Trump u pa me plagë në veshin e djathtë, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin e zonës.

Ndërkohë, Trump ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetësit për lutjet e tyre dhe Zotin që kishte shpëtuar.

Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për lutjet dhe mbështetjen e tyre në deklaratën e dytë pas sulmit të djeshëm.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë të palëkundur përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.

“Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme”, tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas përpara kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsin.”

donald trump shërmbim sekret

Lini një Përgjigje