TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 12:52

Sulmi ndaj Trump, reagon babai i autorit: Po përpiqem të kuptoj se çfarë ka ndodhur!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Trump, reagon babai i autorit: Po përpiqem të kuptoj se

Opinioni publik dhe botëror janë tronditur nga tentativa për vrasje ndaj Donald Trump, nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Motivi i sulmit mbetet ende i panjohur, pasi as babai i tij nuk e di se çfarë e ka shtyrë të bëjë një gjë të tillë.

FBI ka identifikuar 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks nga Bethel Park, Pensilvani si autorin e atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. FBI tha se po punonte për të përcaktuar motivin e sulmit.

Sipas të dhënave, Crooks ishte një republikan. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 5 nëntorit do të ishin zgjedhjet e para në të cilat Crooks do të votonte. Crooks jetonte rreth një orë larg vendit ku ndodhi sulmi.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan njoftoi sot se ka mbyllur hapësirën ajrore mbi Bethel Park për “arsye sigurie”.

Kur Crooks ishte 17 vjeç, ai bëri një donacion prej 15 dollarësh për ActBlue, një komitet që mbledh para për politikanët me prirje të majtë, si dhe politikanët demokratë, sipas dosjeve të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të vitit 2021.

Dhurimi shkoi për organizatën politike kombëtare Progressive Turnout. Projekti synon mobilizimin e demokratëve për të votuar.

Babai i Crooks, 53-vjeçari Matthew Crooks, tha për CNN se ai po përpiqet të kuptojë se çfarë dreqin ka ndodhur ndërsa do të presë derisa të flasë me forcat e rendit, përpara se të flasë për djalin e tij.

Thomas Crooks u diplomua në vitin 2022 nga shkolla e mesme Bethel Park, sipas Pittsburgh Tribune-Review.

Lini një Përgjigje