TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 10:01

Sulmi ndaj Trump u paralajmërua, dëshmitari: Pashë autorin mbi çati për 4 minuta, por sigurimi nuk më dëgjoi

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Trump u paralajmërua, dëshmitari: Pashë autorin mbi

Një dëshmitar ka treguar momentin e atentatit ndaj Donald Trump. Ai shprehet se i kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret se një person i armatosur ndodhej sipër çatisë, vetëm disa minuta para se ish presidenti të qëllohej.

Dëshmitari, i njohur si Greg, tha për BBC se pa autorin të ngjitej në çatinë e një ndërtese në Butler, Pensilvani dhe u habit nga mungesa e veprimit nga oficerët.

“Po mendoja, pse Trump po fliste ende, pse nuk e  kanë larguar nga skena? Më pas, u dëgjuan 5 të shtëna”, tha ai.

Madje, policia ka konfirmuar se nuk e kanë vënë re praninë e të dyshuarit në çati. Oficerët më pas u ngjitën në çatinë ku ndodhej autori i armatosur.

Dëshmitari, i cili është një mbështetës i Trump, tha për BBC-së tubuesit e tjerë gjithashtu e panë 20-vjeçarin në çati për tre ose katër minuta. Ai shtoi se asnjë veprim nuk u ndërmor nga agjentët.

“Ne vumë re një djalë në çatinë e ndërtesës pak metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, ne mund të shihnim qartë se kishte një armë. Kur u pyet nëse ishte i sigurt se të shtënat erdhën nga njeriu në çati, mbështetësi i Trump u përgjigj: 100%”, u shpreh dëshmitari.

Pak çaste më vonë, agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi u rrëzua”. Agjencia konfirmoi se ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje.

Dëshmitari tha se policia ndoshta nuk mund ta shihte sulmuesin, pasi forma e çatisë mund të kishte penguar fushëpamjen e tyre.

 

Lini një Përgjigje