FBI e ka cilësuar një tentativë vrasjeje, atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, ku u qëllua me armë ditën e djeshme gjatë mitingut në Pensilvani.
"Këtë mbrëmje, ne patëmnjë atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi", tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, teksa foli gjatë një konference shtypi në Butler, Pensilvani.
Ai tha se autoritetet “po punojnë për të identifikuar personin që e bëri këtë dhe çdo arsye pse ndërmori këtë akt. Rojek i kërkoi publikut të kontaktojë me çdo informacion që mund të ndihmojë.
FBI ka vendosur agjentë hetues, ekipe të reagimit të provave dhe personel tjetër nga i gjithë vendi.
Lini një Përgjigje