Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për atentatin ndaj Donald Trump, viktimë e një atentati të shtunën gjatë një mitingu parazgjedhor.
Ai e quajti ngjarjen një tragjedi për demokracinë, në të njëjtën mesazh si kryeministri Rama.
“Një mbështetës i Trump vdiq, shumë u plagosën. Kjo është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe zemërimin e popullit amerikan”, shtoi Macron.
Pas atentatit ndaj Donald Trump, një video e re e publikuar në media, tregon momentin kur agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan mbi personin e armatosur në një çati qindra metra larg.
Pamjet tregojnë agjentët në majë të një ndërtese mbi skenën e mitingut në Butler, Pensilvani, ndërsa qëllojnë në drejtim nga erdhën të shtënat. Pak sekonda më vonë, autori i dyshuar u ekzekutua nga siguria e Donald Trump. Ai u identifikua si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.
Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë. FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur. Trump ka folur pas sulmit me armë duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.
Lini një Përgjigje