TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 16:17

“Trump-it iu refuzua mbrojtja shtetërore”/ Shërbimi Sekret Amerikan hedh poshtë pretendimet e republikanëve pas atentatit!

Shkruar nga Pamfleti

“Trump-it iu refuzua mbrojtja shtetërore”/ Shërbimi Sekret

Shërbimi Sekret Amerikan ka hedhur poshtë pretendimet se ish presidentit Donald Trump iu refuzua kërkesa për siguri shtesë.

Autoritetet që merren me sigurinë në tubimin në Butler Park Showgrounds në Butler, Pennsylvania, të shtunën, kanë hedhur poshtë pretendimet se Donald Trumpit iu refuzua një kërkesë për siguri shtesë.

Shërbimi Sekret Amerikan e ka quajtur pretendimin "absolutisht të rremë", kjo u konfirmua edhe nga Shefi i Komunikimeve të Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.

Ekziston një pohim i pavërtetë se një anëtar i ekipit të ish-Presidentit kërkoi burime shtesë të sigurisë dhe se ato u refuzuan. Kjo është absolutisht e rreme. Në fakt, ne shtuam burime, teknologji dhe aftësi mbrojtëse si pjesë e rritjes së ritmit të udhëtimit të fushatës“, shkroi ai në një postim të dielën në platformën “X”.

Kundërshtimi erdhi pasi përfaqësuesi republikan i Floridës dhe veterani i ushtrisë Mike Waltz tha se ai kishte "burime shumë të besueshme" që i thanë atij se kishte "kërkesa të përsëritura" për mbrojtje më të fortë të shërbimit sekret për Trump, të cilat ishin mohuar nga sekretari i sigurisë së vendit, Alejandro Mayorkas.

Lini një Përgjigje