
Parlamenti Evropian dhe Presidenca e Këshillit Evropian, kanë arritur një marrëveshje për Planin e Rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor.
Bëhet fjalë për 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi do të jepen për partnerët e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Instrumentit ekzistues për Asistencën e Para Aderimit, duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme ndihmën financiare për rajonin tonë.
Marrëveshja e përkohshme, e cila u miratua këtë të enjte nga Presidenca e Këshillit Europian dhe Parlamenti Europian do të duhet që të marrë edhe një miratim final sa i përket rishikimit ligjor-gjuhësor, një procedurë kjo e cila vlen thjesht për formalitet.
Kujtojmë se plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor u prezantua nga Komisioni Europian më 8 nëntor të vitit të shkuar dhe vendi ynë pritet të përfitojë nga ky plan 1 miliardë euro financim.
Lini një Përgjigje