
Sipas një burimi anonim të njohur me këtë çështje tha se Kushner ishte i përfshirë në hartimin e komenteve të përgatitura të Trump që ai bëri së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i amerikan, Donald Trump ka deklaruar se planifikon të zhvendosë të gjithë palestinezët e Gazës në vendet fqinje me qëllim që ta rindërtojë atë. Ky plan ka nxitur një reagim të madh në arenën ndërkombëtare e cila e ka kundërshtuar fuqimisht një plan të tillë.
Por pyetja që lind natyrshëm është se kush ja propozoi Trumpit një plan të tillë?
Ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, thuhet se qëndronte pas planit të vjehrrit të tij, presidentit amerikan, Donald Trump, që SHBA të merrte Gazën dhe ta pastronte atë nga palestinezët.
Sipas një burimi anonim të njohur me këtë çështje tha se Kushner ishte i përfshirë në hartimin e komenteve të përgatitura të Trump që ai bëri së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, raporton “Puck news”.
Mësohet se Netanyahu kishte kërkuar që Trump të mos e publikonte këtë lajm para kohe dhe të priste që të qetësoheshin gjërat.
Vetë Kushner duket se ka lënë të kuptohet për të gjithë idenë të tillë që para 1 viti, në një fjalim për Rripin e Gazës.
"Prona bregdetare e Gazës mund të jetë shumë e vlefshme, nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e mjeteve të jetesës. Është pak si një situatë fatkeqe atje, por unë mendoj se nga këndvështrimi i Izraelit, do të bëja çmos për të larguar njerëzit dhe pastaj për ta pastruar atë. Por unë nuk mendoj se Izraeli ka deklaruar se ata nuk duan që njerëzit të kthehen atje më pas”, kishte deklaruar Kushner 1 vit më parë në një event në Harvard.
Një deklaratë e cila hedh dyshime se e gjitha ka qenë e planifikuar kohë më parë. Trump e ka parë zonën e Rripit të Gazës si një vend në të cilin dhëndri i tij, Jarde Kushner mund të investojë në pasuri të paluajtshme duke përfituar miliona dollarë me kompaninë e tij të investimeve.
Mesa duket, në çdo vend në të cilin Trump vendos të përdorë pushtetin që ka për të arritur një zgjidhje, kërkon përfitim personal ose përfitim në favor të SHBA-së.
Për të provuar këtë deklaratë, mjafton të shikohet kërkesa që Trump i ka bërë Ukrainës në këmbim të ndihmës ushtarake./Pamfleti
Lini një Përgjigje