
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari tha se vendet arabe po planifikojnë të rindërtojnë Gazën ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të jetojnë aty.
“Ministrat arabë e bënë shumë të qartë, ne kemi planet tona për rindërtimin e Gazës, teksa palestinezët jetojnë aty. Unë nuk mendoj se është koha tani për të filluar komentimin e ideve specifike”, tha ai, teksa u pyet për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza gjatë rindërtimit të saj.
Ansari u shpreh se fokusi duhet të jetë në vazhdimin e negociatave për një armëpushim të përhershëm në Gaza, e cila do të zgjaste armëpushimin e përkohshëm mes Hamasit dhe Izraelit.
“Natyrisht, ne tani jemi mjaft të zënë me përgatitjen për fazën e dytë të negociatave, të cilat do të fillojnë shumë shpejt, e cila do të çojë në një armëpushim më të qëndrueshëm, që të fillojmë rindërtimin e Gazës dhe të kemi paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh ai.
“Asnjë nuk mund ta bëjë këtë i vetëm, kjo duhet të jetë një përpjekje ndërkombëtare e udhëhequr nga vende si Shtetet e Bashkuara në mënyrë” tha Ansari për planet e pasluftës për Gazën.
Më herët, një zyrtar arab tha se plani i Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe për të marrë pronësinë e rripit është “shqetësues”, por nuk ka asnjë ndikim në negociatat e armëpushimit.
Lini një Përgjigje