Delegacioni amerikan ka mbërritur në Pakistan, përpara bisedimeve me shumë rëndësi, që Shtetet e Bashkuara dhe Irani, do të zhvillojnë në Islamabad.
Delegacionet kanë shmangur kontaktet, teksa ai amerikan mbërriti në Islamabad pas atij iranian.
Pala amerikane udhëhiqet nga zëvendëspresidenti, JD Vance, së bashku me të dërguarin special, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Delegacioni i Iranit kryesohet nga kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghaliba, i shoqëruar nga Abbas Araghchi, ministri i jashtëm i Iranit; Ali Akbar Ahmadian, sekretari i këshillit të mbrojtjes së Iranit; Abdolnaser Hemmati, guvernatori i bankës qendrore të Iranit; dhe disa anëtarë të parlamentit iranian. Ghalibaf tha të premten se dy masa të dakordësuara më pare, një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit, "duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat". Izraeli dhe SHBA-të kanë mohuar se armëpushimi shtrihet në Liban.
Bisedimet e planifikuara vijnë ndërsa Trump kërcënoi me sulme të reja nëse bisedimet dështojnë, duke shtuar se iranianët "nuk kanë letra" dhe e vetmja arsye pse janë gjallë "është të negociojnë". Trump i tha New York Post se SHBA-të po i ngarkojnë anijet e tyre luftarake me "armët më të mira" në rast se bisedimet me Teheranin dështojnë. "Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, ne do t'i përdorim ato dhe do t'i përdorim ato në mënyrë shumë efektive", tha ai.
Ndërkohë, Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord të takohen në Uashington të martën për të diskutuar një armëpushim dhe për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve. Biseda e së martës do të ndërmjetësohet nga SHBA-të dhe do të zhvillohet në shtetin...
Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka përditësuar të mërkurën numrin e të vdekurve nga sulmet më brutale të Izraelit në vend në vite në 357. Kjo e çon numrin total të të vrarëve në Liban që kur Izraeli rinovoi ofensivën e tij më 2 mars në më shumë se 1,953 persona. Numri i të plagosurve është 6,303, shtoi ministria e shëndetësisë.
Në një fjalim drejtuar kombit para bisedimeve, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se bisedimet e ardhshme SHBA-Iran në Islamabad do të jenë “të rëndësishme për t’u arritur”, duke paralajmëruar se faza tjetër do të përcaktojë nëse mund të sigurohet një armëpushim i qëndrueshëm.
Ghalibaf tha në një deklaratë pasi arriti në Islamabad se “Irani ka ardhur me mirëbesim, por nuk i beson SHBA-së. Irani është gati për një marrëveshje nëse SHBA-ja paraqet një marrëveshje të vërtetë dhe njeh të drejtat e Iranit.”
Një deklaratë nga ministri i jashtëm, Dar, shprehu shpresë për bisedime konstruktive. Dar tha se Pakistani do të vazhdojë të lehtësojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë midis palëve. Ai tha se shpresonte që të dyja palët të angazhoheshin në bisedime konstruktive.
Lini një Përgjigje