TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2025, 17:27

Bisedimet në Miami, Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet në Miami, Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Andriy Hnatov.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft dokumente mbi garancitë e sigurisë, rindërtimin dhe planin për t'i dhënë fund luftës së Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë.

Draftet përfshijnë çështje të garancive të sigurisë, rindërtimit të Ukrainës dhe kornizën e negociatave për paqen, shkruan ‘kyiv post’.

Zelensky tha se megjithëse ka një përparim të rëndësishëm, ende ekzistojnë dallime midis asaj që është shkruar dhe realitetit në terren.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Andrij Hnatov, raportuan tek presidenti pas takimeve me përfaqësues të SHBA-së se punimi ka përfunduar dhe draftet janë gati.

“Draftet janë të strukturuara për të siguruar një fund të vërtetë të luftës dhe për të parandaluar një pushtim të ri rus”, tha ai.

Lideri ukrainas shtoi se procesi diplomatik dhe diskutimet ndërkombëtare do të vazhdojnë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

bisedimet në miami fundin e luftës në ukrainë volodymyr zelensky

Lini një Përgjigje