TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2025, 16:26

Shkatërrimi i një S-400 nga dronët ukrainas, zbulohet dobësia kritike e “krenarisë” së mbrojtjes ajrore ruse (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrimi i një S-400 nga dronët ukrainas, zbulohet

Një sulm i saktë me dron në Belgorod të Rusisë zbulon se sistemi S-400, megjithëse i sofistikuar, nuk është imun ndaj goditjeve të teknologjisë së lirë dhe të thjeshtë si dronët e vegjël luftarakë.

Një sulm i forcave ukrainase me dronë në territorin rus ka ekspozuar një dobësi të thellë të sistemit të avancuar rus të mbrojtjes ajrore S-400, që konsiderohej deri tani një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes ajrore të Federatës Ruse.

Pamje të kapura nga një dron tregojnë qartë se një lëshues mobil 5P85SM2-01 u shkatërrua plotësisht, ndërsa një i dytë pësoi dëmtime të konsiderueshme, në sulmin që ndodhi më 14 dhjetor 2025 në rajonin Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën. Sulmi u drejtua nga Brigada e 15-të e Posaçme e Artilerisë së Zbulimit të Ukrainës, e njohur me nofkën “Pylli i Zi”, sipas burimeve të militaryëatchmagazine.com.

Pavarësisht se konsiderohet një sistem i gjeneratës së katërt për mbrojtje kundërajrore, S-400 ka treguar dobësi strukturore ndaj dronëve të vegjël dhe me profil të ulët energjie, një problem që nuk është vetëm rus. Edhe homologu amerikan Patriot MIM-104, i dislokuar në Lindjen e Mesme dhe në Evropën Lindore, është përballur me të njëjtin rrezik, çka nënvizon kufizimet universale të teknologjisë aktuale kundër dronëve.

Sistemet S-400, në fakt, nuk janë projektuar për t'u përdorur të vetme. Ato kërkojnë mbështetje nga sisteme me rreze të shkurtër dhe mesatare, si Pantsir-S1, që përdorin raketa dhe mitralozë me kosto më të ulët për të përballuar kërcënime si dronët. Në Siri, për shembull, sulmet e mbështetura nga Turqia ndaj bazës ajrore ruse Khmeimim u zmbrapsën kryesisht falë përdorimit të këtyre sistemeve më fleksibël.

Lini një Përgjigje