TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2024, 20:26

Biden njoftoi dorëheqjen nga gara presidenciale, reagon Trump: Zëvëndësuesi i tij do të jetë më i lehtë për tu mundur

Shkruar nga Pamfleti

Biden njoftoi dorëheqjen nga gara presidenciale, reagon Trump:

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka reaguar pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale.

Në një prononcim të shkurtër për CNN, Trump ka thënë se Joe Biden është Presidenti më i dobët që ka patur ndonjëherë SHBA-ja.

4 muaj nga zgjedhjet pas tërheqjes së Joe Biden, nuk dihet ende se cilin kandidat do të nominojnë Demokratët. Në shtypin amerikan përflitet zv/Presidentja Kamala Harris.

I pyetur për Kamala Harris, Donald Trump tha: “Do të jetë më e lehtë për ta mundur se sa Joe Bidenin”.

 

trump biden doreheqje

Lini një Përgjigje