
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së deklaroi se nëse Perëndimi nuk e mbron Ukrainën tani, asnjë komb në botë nuk do të jetë i sigurt.
Duke rënë dakord me Biden, Stoltenberg tha se është thelbësore që komuniteti ukrainas të vazhdojë të dënojë Rusinë dhe të mbështesë Ukrainën në luftën e vazhdueshme.
“Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë”, vazhdoi ai, duke thënë se “në sajë të mbështetjes së NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, Ukraina arriti të zmbrapsë Rusinë”.
Duke iu referuar Kinës, Stoltenberg saktësoi se ajo nuk është kundërshtare e NATO-s, por afërsia në rritje me Rusinë është një arsye e vlefshme për të forcuar Aleancën Atlantike.
Lini një Përgjigje