Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të New York, Brad Lander, është arrestuar sot nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave.
Lander, zyrtari më i lartë financiar i New York-ut, u arrestua pas akuzave për “sulm ndaj zbatimit të ligjit dhe pengim të punës së një oficeri federal”.
Përmes një postimi në platformën “X”, në faqen e demokratit, janë shpërndarë pamje nga arrestimi i tij.
Hi, this is Meg Barnette, Brad's wife.
— Brad Lander (@bradlander) June 17, 2025
While escorting a defendant out of immigration court at 26 Federal Plaza, Brad was taken by masked agents and detained by ICE.
This is still developing, and our team is monitoring the situation closely. pic.twitter.com/jekaDFjsT1
Arrestimi vjen në mes të një goditjeje ndaj imigracionit prej Presidentit Donald Trump, i cili u ka udhëzuar zyrtarëve federalë të kryejnë bastisje dhe të deportojnë emigrantët që janë në SHBA ilegalisht.
Një zëdhënës i fushatës së Lander tha se demokrati po shoqëronte një të pandehur jashtë gjykatës së imigracionit, kur ai u arrestua.
“Ju nuk keni autoritet për të arrestuar qytetarë amerikanë”, u tha Lander agjentëve të ICE-së teksa po arrestohej. Por sipas ICE, Lander po minonte oficerët.
“Oficerët tanë heroikë të zbatimit të ligjit të ICE përballen me një rritje prej 413% të sulmeve kundër tyre, është e gabuar që politikanët që kërkojnë poste më të larta minojnë sigurinë e zbatimit të ligjit për t’u bërë virale”, tha zëdhënësja e Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, për BBC-në.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe nëse vë dorë mbi një oficer të zbatimit të ligjit, do të përballesh me pasojat”, shtoi ajo.
Dora Pekec, zëdhënësja e fushatës së Lander, tha se po monitorojnë situatën nga afër. Prokurorja e Përgjithshme e New Jork-ut, Letitia James, e cilësoi arrestimin si të papranueshëm.
“Arrestimi i Lander vetëm për aktin e thjeshtë të mbrojtjes së emigrantëve dhe të drejtave të tyre civile është një abuzim tronditës i pushtetit. Askush nuk duhet të përballet me frikë dhe kërcënime në një gjykatë, dhe ky është një përshkallëzim grotesk i tensioneve. Shënjestrimi i shfrenuar i njujorkezëve nga administrata vetëm sa i bën komunitetet tona më pak të sigurta”, tha ajo në një deklaratë.
Lini një Përgjigje