
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka dhënë një deklaratë të fortë në mbështetje të Izraelit, duke akuzuar drejtpërdrejt regjimin iranian se ka sjellë “vdekje dhe shkatërrim në botë” përmes akteve terroriste dhe grupeve të armatosura që sponsorizon.
“Regjimi në Teheran ka përhapur vdekje dhe shkatërrim në botë, përmes sulmeve, vrasjeve dhe masakrave, përmes Hezbollah dhe Hamas,” tha Merz. Ai shtoi se “ajo që ndodhi më 7 tetor 2023 në Izrael nuk do të kishte qenë e mundur pa regjimin në Teheran.”
Duke komentuar përfshirjen e Iranit në furnizimin e Rusisë me dronë për luftën në Ukrainë, Merz tha se “po, është një punë e pistë ajo që ka bërë Izraeli atje”. Por ai e mbrojti fuqishëm veprimin izraelit, duke deklaruar: “Gjithçka që mund të them është se kam respektin më të madh për faktin që ushtria izraelite pati guximin ta realizonte këtë, dhe që udhëheqja izraelite pati vendosmërinë për ta çuar deri në fund.”
Ai e mbylli deklaratën me një paralajmërim të qartë: “Përndryshe, mund të kishim parë terrorin e këtij regjimi edhe për muaj apo vite të tëra… dhe ndoshta pastaj me një armë bërthamore në dorë.”
Lini një Përgjigje