
Mediat serbe raportojnë se BIA ka arrestuar një shtetas vendas, i cili dyshohet se është agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se është arrestuar një person i dyshuar si agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar. Mediat serbe shprehen se një ekspert IT është arrestuar nga BIA, pasi dyshohet si spiun shqiptar.
Vuçiç ka thënë se Agjencia për Sigurinë dhe Informacionit BIA do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe nuk ka dyshim se në territorin e Serbisë është rritur ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të inteligjencës dhe të gjitha agjencive të tjera nga jashtë.
Vuçiç tha se ka marrë një raport disi më të gjerë dhe se kjo është një punë për BIA-n, por se nuk ka dyshim se prania e agjencive të inteligjencës është shtuar "për arsye të kuptueshme".
“Vendi ynë është një vend që nuk futet në kallëpet e bindjes dhe nënshtrimit, vendi ynë është i lirë dhe liridashës, vendi ynë është i pavarur dhe vendi ynë merr vendime në përputhje me interesat e popullit tonë dhe qytetarëve tanë, dhe jo në përputhje me diktatet e marra nga jashtë”, theksoi Vuçiç.
Mediat serbe raportojnë se BIA ka arrestuar një shtetas vendas, i cili dyshohet se është agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar.
Sipas tyre, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) gjetën një kamerë, një panel diellor dhe një kartë SD pranë fshatit Karadak pranë Rashkës , si pjesë e hetimit kundër DR, i cili dyshohet se ka spiunuar për SHISH.
“Duke përdorur pajisjet e lartpërmendura, DR filmoi lëvizjet e forcave serbe të sigurisë, veçanërisht të njësive të ushtrisë serbe. I dyshuari DR, shtetas i Serbisë, i cili është ekspert i IT-së, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë. Që nga viti 2022, DR, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, ka mbledhur të dhëna për anëtarët e shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija”, thekson media serbe.
Sipas tyre, ai ka qenë i angazhuar edhe gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës dhe Metohisë gjatë protestave dhe barrikadave, si dhe ka filmuar lëvizjen e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.
Lini një Përgjigje