
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë të përgatiten për një rifillim të operacioneve ushtarake në Gaza, ndërsa afrohet afati i armëpushimit humanitar po përfundon.
Negociatat po vazhdojnë për një zgjatje të dytë të mundshme të armëpushimit, e cila filloi të premten, por nuk ka asnjë konfirmim deri më tani.
Dje kreu i IDF tha se trupat e tij ishin gati dhe të përgatitur për të rifilluar operacionet ushtarake në Gaza.
Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi ka miratuar planet e betejës për fazën tjetër të ofensivës izraelite në Gaza, sipas forcave ushtarake.
“Ne e dimë se çfarë duhet bërë dhe jemi gati për hapin tjetër”, tha ai.
Ndërkohë Katari po vazhdon bisedimet intensive për të zgjatur me 3 ditë armëpushimin humanitar. Por një nga problemet kryesore është lirimi i pengjeve pasi Izraeli i dërgoi Hamasit një listë me emrat që duhet të lirohen, ndërsa grupi militant pretendon se ata janë vrarë nga bombardimet izraelite.
Lini një Përgjigje