
Udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump mbrëmë, një ditë përpara se presidenti i SHBA-së të zhvillojë një telefonatë me Putin. Trump do tw flasw sot me shefin e Kremlinit, në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha Downing Street.
Krerët e shteteve dhe qeverive diskutuan situatën në Ukrainë dhe koston katastrofike të luftës për të dyja palët, tha një zëdhënës i zyrës së Keir Starmer në një deklaratë.
“Para telefonatës midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin (e cila pritet të zhvillohet sot), udhëheqësit diskutuan nevojën për një armëpushim pa kushte dhe nevojën që presidenti Putin t’i marrë seriozisht bisedimet e paqes”, thuhet më tej në deklaratë.
Pas dështimit të bisedimeve midis Kievit dhe Moskës në Turqi të premten, krerët e shteteve diskutuan gjithashtu përdorimin e sanksioneve nëse Rusia nuk angazhohet seriozisht në një armëpushim dhe bisedime paqeje.
Lini një Përgjigje