TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2025, 07:30

Biden u diagnostikua me kancer, reagon Trump: I pikëlluar

Shkruar nga Pamfleti

Biden u diagnostikua me kancer, reagon Trump: I pikëlluar

Presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur “i pikëlluar” pasi paraardhësi dhe rivali i tij, Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë.

Në një postim në rrjete sociale, Trum shkruan se ai së bashku me bashkëshorten e tij, Melania i urojnë shërim të shpejtë.

“Melania dhe unë jemi të pikëlluar kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësor të Joe Biden. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shërim sa më të shpejtë”, tha Trumpi në “Truth Social”.

Një zëdhënës i Bidenit tha të dielën se diagnoza u zbulua të premten pasi mjekët gjetën një nyjë të vogël në prostatën e tij, e cila kishte nevojë për vlerësim të mëtejshëm.

 

Lini një Përgjigje