TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 13:56

Armëpushimi 2 javor, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nuk do të ketë pasurim të uraniumit!

Shkruar nga Pamfleti
Armëpushimi 2 javor, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit:
Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë një nga elementët e planit të Iranit pas marrëveshjes për armëpushimin dyjavor, duke theksuar se Teherani nuk do të lejohet të pasurojë uranium.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA do të bashkëpunojnë me Iranin, ndërsa nënvizoi se situata në vend ka pësuar ndryshime që, sipas tij, pritet të jenë produktive.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Iranin, për të cilin kemi përcaktuar se ka kaluar një ndryshim regjimi që pritet të jetë shumë produktiv! Nuk do të ketë pasurim të uraniumit dhe Shtetet e Bashkuara, duke bashkëpunuar me Iranin, do të gërmojnë dhe do të heqin të gjithë “pluhurin” bërthamor të varrosur thellë (nga bombarduesit B-2).”, tha ai.

Trump shtoi se do të zhvillohen diskutime edhe për lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, duke theksuar se për një pjesë të konsiderueshme të pikave të planit tashmë është arritur dakordësi.

“Tani është, dhe ka qenë, nën një mbikëqyrje shumë të rreptë satelitore (Space Force!). Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne jemi dhe do të jemi duke diskutuar për tarifa dhe lehtësim sanksionesh me Iranin. Shumë nga 15 pikat tashmë janë rënë dakord”, shtoi presidenti amerikan.

Armëpushimi 2 javor, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit:

Lini një Përgjigje