
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën një armëpushim midis Indisë dhe Pakistanit.
Në një mesazh në platformën Truth Social, ai tha se pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, jam i kënaqur të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një ndërprerje të plotë dhe të menjëhershme të luftimeve.
“Urime të dy vendeve për përdorimin e logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së jashtëzakonshme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.
Lini një Përgjigje